Rritet çmimi i bukës në Maqedoninë e Veriut
Autori: Gazeta inFokus 22:30 | 03 August 2022
Buka bëhet më e shtrenjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Çmimet e reja janë 8 deri në 10% më të larta. Shkak për këtë rritje është shtrenjtimi i energjisë, thonë nga industria e mullinjve-furrave, përcjell FLAKA.
“Kjo është më së shumti nga ndikimi i rritjes së çmimit të gazit, i cili në gusht u rrit disa herë në krahasim me atë të korrikut, si dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike me ndryshimet e reja në rregulloret dhe ligjet për kompanitë e vogla që marrin pjesë në tregun e rregulluar si dhe për amvisëritë ku çmimi i energjisë elektrike është rritur gjithashtu”, thotë Goran Malishiq, kryetar i grupit të industrisë së fabrikave.
Ndryshim vunë re edhe qytetarët. Ata thonë se prej dy ditësh pothuajse të gjitha llojet e bukës kanë shënuar rritje.
Pritet që çmimi i bukës të vazhdojë të rritet, paralelisht me rritjen e çmimeve të energjisë. Prandaj mullixhinjtë dhe furrtarët kërkuan ndihmë shtetërore.
Shteti duhet të marrë pjesë në subvencionimin e kompanive me çmime të energjisë elektrike, sepse vetëm ne si industri në vendin tonë jemi të ekspozuar ndaj rrymës më të shtrenjtë. Kudo në mjedis energjia elektrike rregullohet dhe subvencionohet nga qeveritë. Nëse çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten dhe arrijnë kulmin e tyre në periudhën e verës, imagjinoni se çfarë do të ndodhë në muajt e vjeshtës apo të dimrit”, thonë nga aty.
Marzhi i bukës mbetet i kufizuar në 5% deri në fund të shtatorit. Nuk dihet ende nëse dhe çfarë masash kundër krizës do të ketë më pas.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...