Rritet borxhi publik i Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 14 March 2018
Borxhi publik i Kosovës gjatë këtij viti ka shënuar rritje, por megjithatë mbetet i ulëti krahasuar me vendet e rajonit.
Sipas raportit “Të dhënat tre-mujore mbi Borxhin e Përgjithshëm, tremujori i katërt 2017”, prezantuar nga Ministria e Financave, deri në fund të kësaj periudhe, borxhi publik ka arritur në 996.42 milionë euro nga 852.74 milionë euro sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Shprehur në përqindje, ky borxh ka arritur 16.63 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).
Borxhi ndërkombëtar në fund të vitit 2017 arriti në 422.15 milionë euro, ku 365.18 milionë euro shfrytëzohen nga qeveria për nevojat e nivelit qendror, ndërsa 56.97 milionë euro është borxh i nën-huazuar.
Më së shumti borxh ndërkombëtar Kosova për vitin 2017 i ka Fondit Monetar Ndërkombëtar në shumën prej 160.77 milionë euro, ndjekur nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 158.32 milionë euro, kurse pjesën tjetër e përbënë KfW-ja me 54.81 milionë euro, Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim me 41.12 milionë euro dhe UniCredit me 7.04 milionë euro, shkruan Telegrafi.
Ndryshe, sipas Ligjit për Borxhet Publike, në asnjë rast shuma e papaguar e borxhit të përgjithshëm, nuk duhet të tejkalojë dyzet për qind të PBB-së.
Në rast se borxhi e tejkalon këtë përqindje, atëherë Qeveria duhet t’i paraqesë Kuvendit strategjinë për të kthyer Borxhin e Përgjithshëm nën pragun dyzet për qind.
Edhe profesori universitar i ekonomisë, Sejdi Rexhepi, konsideron se shuma e borxhit aktual nuk është e lartë, por mund të paraqitet problematikë nëse me kohë nuk parashihen burime të sigurta për kthimin e tyre.
“Borxhi publik i Kosovës akoma është brenda kufijve ligjorë por edhe si i tillë mund të paraqitet problematikë, nëse me kohë nuk parashihen burime të sigurta për kthimin e tyre. Prandaj, qeveria duhet të jetë shumë e kujdesshme me huazimet e fondeve, pa marrë parasysh shkallen kamatore”, tha për Telegrafin ai.
Rexhepi tërheq vërejtjen se struktura kohore e kthimit të borxhit duhet të jetë mirë e projektuar në mënyrë që kthimi i tyre të mos shoqërohet me problem të cilat mund të shpien edhe deri të paaftësia e shtetit për t’i përmbush detyrimet e veta.
“Ndonëse Kosova ka nevojë për huazime financiare afatgjate për nxitje dhe zhvillim ekonomik, struktura kohore e kthimit duhet të jetë mirë e projektuar në mënyrë që kthimi i tyre të mos shoqërohet me problem të cilat mund të shpien edhe deri të paaftësia e shtetit për t’i përmbush detyrimet e veta ndaj të tjerëve, e njohur si bankrot i shtetit, siç ka ndodh me shumë vende”, tha ai.
Sipas Rexhepit para se të vendoset për hyrje në një borxh qeveria qendrore apo ajo lokale duhet të përcaktojnë mirë strategjinë zhvillimore dhe të definoj programet dhe projektet me rëndësi primare të cilat kërkojë fonde shtesë.
“Prioritetet e përcaktuara një herë duhet të jenë të qëndrueshme kurse ndryshimet eventuale duhet të bëhen vetëm për të përmirësuar përkatësisht për t’i azhurnuar ato në pajtim me rrethanat e reja. Çdo ndryshim i paarsyeshëm i prioriteteve bazë të aprovuara njëherë ka për pasojë ngecjen në zhvillim dhe mundësinë e orientimit jo racional të fondeve”, tha Rexhepi për Telegrafi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, ka thënë se rritja e borxhit shtetëror është në përputhje të plotë me nevojat buxhetore dhe se indikatorët e borxhit janë në nivele relativisht të ulëta dhe stabil.
“Niveli i borxhit në të ardhmen do të vazhdoj të lëvizë në të njëjtin drejtim dhe masë sikurse edhe nevojat e Qeverisë për financim. Rritja e borxhit shtetërorë të Republikës së Kosovës është në përputhje të plotë me nevojat buxhetore dhe planet zhvillimore të Qeverisë të paraqitura në Kornizën Afatmesëm të Shpenzimeve (KASH). Indikatorët e borxhit janë në nivele relativisht të ulëta dhe stabil”, tha Shahini për Telegrafi.
Fondet e huazuara sipas tij, janë destinuar në sektorë të duhur. “Fondet e huazuara nga institucionet ndërkombëtare janë të zotuara kryesisht për sektorin e ujit dhe trajtimit të ujërave të zeza, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, si dhe energji. Duke pasur në konsideratë se sektorët e lartë përmendur janë prioritete të Qeverisë konsiderojmë se këto fonde janë destinuar në sektorë të duhur”, tha Shahini.
Ai ka thënë se huazimet nuk e rëndojnë Buxhetin e Kosovës dhe se këto rrjedhin deficiti dhe planet zhvillimore.
“Rëndimi i buxhetit do të jetë proporcional me huazimet që do të realizohen në të ardhmen nga Qeveria e Kosovës. Kjo do të varet drejtpërdrejt nga nevojat për huazim të cilat rrjedhin nga deficiti dhe planet zhvillimore”, tha Shahini.
Edhe pse borxhi është rritur mbi 143 milionë euro në vitin 2017, niveli i Borxhit të Përgjithshëm e bën Kosovën vendin me shkallën më të ulët të borxhit publik në rajon, gjë që mesatarja e këtij borxhi në vendet e Evropës Juglindore është mbi 55 për qind të PBB-së.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...