Rriten të ardhurat në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 30 December 2017
Të ardhurat e qeverisë së Shqipërisë u rritën 6% në 11 muajt e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016-s.
Ministria e Financave raportoi se për periudhën janar-nëntor buxheti i shtetit arkëtoi 390.4 miliardë në total, ose 22.1 miliardë lekë më shumë sesa një vit më parë.Sipas tabelës fiskale, zërat me kontributin kryesor në rritjen e të ardhurave ishin Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, taksat kombëtare dhe akcizat, të cilat së bashku i kanë sjellë buxhetit të shtetit gati 14 miliardë lekë më shumë sesa vjet.
Por, rritja e të ardhurave është shoqëruar me një rritje edhe më të lartë të shpenzimeve. Sipas Ministrisë së Financave, në 11 muajt e parë të vitit shpenzimet e buxhetit ishin 39.8 miliardë lekë më të larta sesa vjet.Shpenzimet e përgjithshme publike, për 11-mujorin 2017 arritën në rreth 401 miliardë lekë me një realizim në masën 96.6% të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 ky zë ka rezultuar 11% më i lartë.
Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 11 mujorin e vitit 2017 u realizuan në masën rreth 84.6 përqind të planit vjetor të ndryshuar.Për 11 mujorin e vitit 2017 shpenzimet kapitale u realizuan në masën 51.4 miliardë lekë ose rreth 86% në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë.
Financimi i brendshëm dhe financimi i huaj janë realizuar respektivisht në masën 65.8 përqind dhe rreth 78.4 përqind të planit vjetor.Sikurse evidentohet nga tabela e treguesve fiskal të konsoliduar, realizimi i të ardhurave të përgjithshme në masën 390.4 miliardë lekë dhe realizimi i shpenzimeve të përgjithshme prej rreth 401 miliardë lekë, është shoqëruar me një deficit buxhetor prej rreth 10.6 miliardë lekë.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...