Lajme

Rriten shpenzimet e qeverisë në tremujorin e dytë të 2023, në krahasim me vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 01 September 2023

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare për tremujorin e dytë të vitit 2023.

Sipas këtyre statistikave, shprenzimet e Qeverisë janë rritur në tremujorin e dytë të vitit 2023, në krahasim me vitin 2022.

“Gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2023 ishin 645,9 milion Euro, ndërsa shpenzimet në TM2 2022 ishin 581,7 milion Euro.

-Advertisement-

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 29%, kontributet sociale dhe përfitimet me 24%, konsumi i ndërmjetëm 16%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Gjithashtu, në komunikatën e ASK-së thuhet se në tremujorin e dytë të vitit 2023 janë rritur edhe të hyrat në krahasim me vitin e kaluar.

“Gjithsej të hyrat e Qeverisë së Përgjithshme në TM2 2023 ishin 654,4 milion Euro, ndërsa të hyrat në TM2 2022 ishin 635,2 milion Euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 75% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura 21%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet tutje në komunikatë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera