Rriten shpenzimet e mëditjeve për udhëtime zyrtare
Autori: Gazeta inFokus 21:05 | 11 December 2019
Rriten shpenzimet për mëditje, prijnë Ministria e Integrimeve e Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Kosova nuk ka arritur akoma që të integrohet në Bashkimin Evropian.
Megjithatë po del se Ministria e Integrimeve Evropiane është një ndër institucionet që shpenzon më së shumti për mëditje.
Asaj po ia kalon vetëm Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, duke siguruar vendin e parë në listën e shpenzimeve për udhëtime zyrtare gjatë vitit 2018.
“Raportimet se sa kanë qenë shpenzimet janë ashtu si i kanë deklaru ata, në raportin e MF, tregohet vetëm shuma totale, të dhënat që i kemi, nga 11 ministri, një shumë më e lartë është ndarë nga MTI, pastaj MMPH, dhe MIntegrimeve”, ka thënë Blendi Hasaj nga Instituti GAP.
E këto shpenzime po del të jenë më të lartat që nga viti 2014, me më shumë se 14 milionë euro.
Në konferencën “Lufta për mëditje në institucione publike” të organizuar nga instituti GAP, janë anketuar gati 600 shërbyes civil.
Prej tyre më shumë se 60% mendojnë që mëditjet nuk ndahen në baza meritore.
Ata vlerësojnë që këto mjete keqpërdoren.
Ndonëse kanë një mendim të tillë, 42% e të anketuarve kanë thënë që nuk mund të ankohen për keqpërdorime të tilla.
E se duhet të ketë një kornizë ligjore për ndarjen e mëditjeve, u pajtuan të gjithë.
Rishikimi i kornizës ligjore, që nga viti 2004, lista e tarifave për mëditje nuk ka qenë në harmoni me kostot e jetës të vendeve ku udhëtohej, gjithashtu hapësirat ligjore kishin ndikuar në aplikimin jokonsistent.
I pranishëm ishte edhe Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili tha se çka do të bëjnë si pjesë e qeverisë së ardhshme në këtë fushë.
“Politikat qeverisëse do të ketë rishikim, në mënyrë që të sigurojmë shfyrtëzim më të mirë në përkthim të një rezultati sa më të mirë, duhet të rishikohet buxheti, kjo është një shumë relativisht e vogël në raport me tërë buxhetin, kursimet do të ndodhin nëpër organizata individuale, sesa në nivelin qendror”, ka thënë Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje.
Dikush pati kritika për mostrën e përzgjedhur për këtë hulumtim duke e cilësuar si të vogël karshi numrin të lartë të shërbyesve civil.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...