Lajme

Rriten rastet me koronavirus në Itali, 21 viktima të tjera

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 21 July 2021

Rriten rastet me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se 4259 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga 235 mijë testime.

21 persona të tjerë humbën jetën, ndërkohë që vijon ulja e numrit të të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera covid.

Që nga nisja e pandemisë në Itali janë infektuar me koronavirus 4.2 milionë persona dhe kanë humbur jetën 127 mijë prej tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera