Rriten kërkesat për taksi në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 31 January 2018
Marrëveshja e arritur dje mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë për ruajtjen e ambientit ka gjetur zbatim që nga mëngjesi i së mërkurës, shkruan Infokusi.com.
Ndalimi i qarkullimit të veturave në qendër të qytetit të Prishtinës, ndalimi i shitjes së thëngjillit, lirimi nga pagesa e biletave të autobusëve për të gjithë qytetarët që udhëtojnë ne zonat e ndaluara për automjete janë disa nga vendimet e kësaj marrëveshje.
Përveç autobusëve të qendër të Prishtinës kanë të drejtë lëvizje edhe automjetet emergjente, automjetet e Policisë së Kosovës, automjetet e misioneve diplomatike dhe taksitë e licencuar.
E këta të fundit i ka kontaktuar portali “Infokusi” për të mësuar nëse këto vendime te komunës së Prishtinës kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për të shfrytëzuar taksi.
Portali “Infokusi” ka kontaktuar me dy menaxhere të kompanive të taksive të licencuara të cilat kanë të drejtë lëvizjeje në qendër të qytetit të Prishtinës.
Se është rrit numri i kërkesave për të udhëtuar me taksi të licencuar e ka pohuar edhe menaxheri i njërës prej kompanive më të mëdha në kryeqytet.
“Po sot është rrit dukshëm numri i kërkesave për taksi ndërsa destinacionet më të kërkuara janë ato ku është i ndaluar qarkullimi i veturave, në qendër të qytetit”, ka thënë ai.
Ndërsa pyetur nëse kompania ka kapacitet të përballojë këtë rritje të kërkesave ai ka thënë se po i mbulojnë shumë mirë për shkak të mungesës së komunikacionit
“Pavarësisht se kërkesat për taksi janë rrit shumë, po arrijmë të mbulojmë të gjitha kërkesat sepse rrugët janë të lira nuk ka komunikacion dhe po arrijmë në kohë”, ka shtuar.
E rreth mundësisë për rritje të çmimit ai ka thënë se në kompaninë që ai e udhëheqë nuk do ta ndodhë.
“Edhe nëse kjo ndalesë e qarkullimit të makinave do të vazhdojë ne nuk planifikojmë ngritjen e çmimit, çmimet do të mbesin të njëjta”, ka përfunduar ai.
Rritjen e kërkesave për të shfrytëzuar taksi të licencuar e ka pohuar edhe një menaxher tjetër i një kompanie të taksive të Prishtinë.
“ Kërkesat për taksi janë rrit dukshëm që nga mëngjesi, ndërsa përveç udhëtarëve besnikë destinacionet e sotme janë kryesisht në qendër të Prishtinës”, ka thënë ai.
Edhe ky menaxher e ka pohuar se nuk do të ketë rritje të çmimit të taksive edhe nëse kërkesat do të rritën edhe më tej. A.Ç/Infokusi
Të tjera
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...