Lajme

Rriten ivestimet, por edhe bashkëpunini me kompanitë e huaja

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 21 April 2024

Numri i firmave të sapokrijuara me investime të huaja në Kinë arriti në 12.000 në tremujorin e parë të vitit, 20.7 për qind më shumë në baza vjetore, njoftoi Ministria e Tregtisë, citon “Xinhua”.

Për sa i përket strukturës së investimeve të huaja direkte, sektori i prodhimit të teknologjisë së lartë të vendit tërhoqi 12.5 për qind të fluksit hyrës në tremujorin e parë, me 2.2 pikë përqindje në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në tremujorin e parë, investimet e huaja direkte aktuale në Kinë qëndruan në 301.67 miliardë juanë (rreth 42.46 miliardë dollarë amerikanë), e cila po ashtu tregon një nivel të lartë.

-Advertisement-

Investimet direkte jofinanciare të Kinës (ODI) arritën në 242.92 miliardë juanë (rreth 34.2 miliardë dollarë amerikanë) në tremujorin e parë të këtij viti, 12.5 për qind më shumë në baza vjetore, treguan të dhënat zyrtare nga Ministria e Tregtisë, raporton “Xinhua”.

Sipas të dhënave, investimi tek anëtarët e Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dhe Bashkimit Evropian pati një rritje të shpejtë, duke u rritur përkatësisht me 36.7 për qind dhe 34.5 për qind nga e njëjta periudhë e një viti më parë.

Investimet e jashtme jofinanciare në vendet pjesëmarrëse të “Një brez, një rrugë” arritën në 54.32 miliardë juanë, me një rritje vjetore prej 12 për qind dhe duke zënë 22.4 për qind të totalit të ODI-ve në periudhën janar-mars.
Në tre muajt e parë, ODI-ja në shërbimet e biznesit u rrit me 45.5 për qind në baza vjetore, ndërsa në përpunim pati një rritje prej 36.4 për qind, sipas të dhënave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera