Lajme

Rriten edhe çmimet e gomave të verës

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 26 March 2022

Ndikimi i pandemisë së coronavirusit dhe lufta në Ukrainë do të ndihet nga të gjithë konsumatorët, dhe kjo vlen edhe për shoferët.

Çmimet e pjesëve të këmbimit janë rritur, ndërsa tani lajmërohet për rritje të madhe të çmimeve të gomave për automjete.

Gjenerata e re e gomave verore tashmë është rritur mesatarisht me dhjetë për qind në krahasim me vitin e kaluar, dhe para sezonit të blerjes masive të gomave verore në prill, paralajmërohet një rritje tjetër, kështu që gomat mund të jenë midis 15 dhe 20 për qind më të shtrenjta se sezonin e kaluar.

-Advertisement-

Arsyet e rritjes së çmimeve janë të shumta, përveç çmimeve të lëndëve të para që janë rritur si pasojë e pandemisë së cvoronavirusit, si dhe janë rritur kostot e energjisë dhe transportit, shkruan HAK Review.

Çmimet e gomës janë rritur dhe pluhuri i karbonit i nevojshëm për prodhimin e gomave vjen kryesisht nga Rusia (rreth një e treta), e cila mund të jetë një burim i ri problemesh, pra rritje të çmimeve.

Gjithashtu, fabrikat që prodhonin goma për pjesën veriore të Evropës janë të stacionuara në Rusi, të cilat janë në këmbë për shkak të sanksioneve. Për shkak të kësaj, prodhimi ridrejtohet në fabrikat që furnizonin Evropën Qendrore dhe Jugore, dhe kapacitetet janë të kufizuara, ndaj është e diskutueshme se çfarë do të ndodhë me furnizimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera