Rriten çmimet, varfërohet shporta e konsumatorit
Autori: Gazeta inFokus
07:19 | 04 March 2019
Që nga hyrja në fuqi e vendimit për vendosjen e taksës prej 100 për qind të produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, në nëntor të vitit të kaluar çmimet e konsumit kanë shënuar rritje, duke varfëruar shportën e konsumatorit.
Për produktet bazike, siç janë qumështi, djathi, vezët, sheqeri, pemët dhe perimet, qytetarët e Kosovës kanë paguar për rreth 3 për qind më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Rritje të çmimeve të konsumit prej rreth 0.4 për qind ka pasur edhe krahasuar me muajin e kaluar.
Derisa në janar të vitit të kaluar një litër qumësht ka kushtuar 0.85 euro, në janar të këtij viti ai është rritur për 6 centë, apo 7 për qind më shumë. Rritje prej 8 centësh ka pësuar edhe një kilogram miell. Nga 0.39 euro sa ishte në janar të 2018-s, çmimi është rritur në 0.47 centë. Rritje vërehet edhe tek buka për 6 centë.
Rritje të madhe të çmimit ka pësuar mishi i viçit. Nga 7.27 euro, ai është ngritur në 7.74 euro. Rreth 33 centë më shumë kanë paguar qytetarët në janar të këtij viti për 30 copë vezë, krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Rritje prej 5-10 centë ka pasur edhe tek artikujt ushqimorë, si kafeja, çaji cigaret, drutë e zjarrit dhe nafta e benzina.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...


































