Rriten çmimet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 12 July 2017
ASK në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve ka bërë një krahasim të disa prej produkteve ushqimore në qershor të 2016-s, me majin e qershorin e këtij viti.
1 kilogram mish viçi në qershor të vitit të kaluar ka pasur çmimin mesatar prej 7.23 euro.
Derisa në qershor të 2017-s, ky çmim ka shënuar rritje në 7.47 euro. Rritje të njëjtë ka pasur edhe me mishin e pulës. Në qershor të 2016-s 1kg mish pule është shitur me një çmim mesatar prej 2.58 eurosh. Ndryshe në qershor të 2017-s i njëjti produkt ka kushtuar 2.62 euro.
E njëjta ngritje çmimesh është parë edhe tek pemët e perimet. 1 kg banane në qershor të 2016-s ka kushtuar 1.20 euro. Me të njëjtin çmim qytetarët nuk kanë mundur të blejnë në qershor të këtij viti. Pasi çmimi është rritur për 7 centë.1 kg domate në qershor të vitit të kaluar ka kushtuar 66 cent, derisa në qershor të këtij viti i njëjti produkt ka pasur çmimin mesatar prej 76 centësh.
Ushqimet që kosovarët konsumojnë gati më së shumti, shihet ta kenë pësuar këtë rritje. 1 kg fasule në qershor të vitit të kaluar ka pasur një çmim mesatar prej 2.18 euro, derisa në qershor të këtij viti 2.33. Bazuar gjithherë matjeve që ASK ka bërë për çmimet mesatare në produktet ushqimore shihet se edhe sheqeri ka shënuar ngritje në çmim. Çmimi në qershor të 2016-tës për 1 kg sheqer ka qenë 0.78 cent, derisa në qershor të këtij viti ka kushtuar 90 cent.
Edhe produkti bazik për nevojat elementare uji ka shënuar një ngritje prej 2 centësh. Keq me çmime e kanë pësuar edhe konsumuesit e duhanit.1 pako cigare “Marlboro”, në qershor të 2016-s kushtonte 2.40 euro, në qershor të 2017-s ky produkt u rrit për 10 centë.
Njësoj ka ndodhur edhe me derivatet për vetura. 1 litër benzinë në qershor të 2016-s ka kushtuar 99 centë, ndryshe i njëjti në qershor të këtij viti është rritur në 1 euro e 5 centë.Këto të dhëna të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, janë marrë si çmime mesatare në euro për disa artikuj për muajin qershor të këtij viti dhe të vitit të kaluar.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...