Lajme

Rriten çmimet e naftës, kriza globale godet edhe Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 04 October 2021

Rritja e çmimit të derivatëve në nivel global, pritet t’i prekë edhe vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën. Në nivel global, çmimi i gazit është rritur me rreth 250%, ndërsa i naftës me 80%.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se edhe Kosova mund të preket nga kjo krizë, pasi çmimet i përcaktojnë berzat ndërkombëtare. Aktualisht, në treg një litër naftë shkon deri 1.10 euro, ndërsa benzina – 1.20 euro.

“Nuk ka levizë ende çmimi i derivatëve. Në të ardhmen mundet, sepse kemi furnizime edhe nga Shqipëria”, ka thënë Berjani.

-Advertisement-

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama tashmë ka paralajmëruar situatë të jashtëzakonshme energjetike, si rrjedhojë e krizës që po kalon egjithë Europa, ku vështirësia e sigurimit të saj po rrit ndjeshëm çmimet.

Ndryshe, çmimi bazë i naftës, Brent, mund të rritet mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014, në rast të një dimri tjetër të ftohtë, thekson Banka e Amerikës në një raport të sajon.

Oferta e ulët e gazit natyror dhe çmimet marramendëse në tregun global mund të ushtrojë një presion më të madh mbi naftën e papërpunuar. Çmimi i naftës Brent u rrit 0.27%, në 75.23 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto Ëest Texas Intermediate u rrit 0.42%, në 78.64 dollarë për fuçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera