Rriten çmimet e derivateve
Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 15 September 2018
Çmimi i derivateve në Kosovë është ngritur javëve të fundit.
Këto çmime janë rritur për rreth 10 cent, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar çmimet janë ngritur për 20 cent.
Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë arrijnë prej 1.19 euro për naftë, ndërsa për benzinë deri 1.22.
Në shoqatën e naftëtarëve kanë treguar për KosovaPress se çmimet kanë pësuar disa ndryshime në këtë vit.
Kryetar i shoqatës së naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se kjo ngritje e çmimeve ka ardhur si shkak i berzës ndërkombëtare.
“Sa i përket rritjes së çmimit, ne pikat e karburanteve në Kosovë jemi tregtarë. Diktohet çmimi nga berza dhe nga organizata prodhuese OPEK. Në Kosovë çmimet sillen 1. 19 – 1.20 euro… Ndërsa qe një javë është i njëjti çmim në tregun kosovar. Por, ne nuk jemi ata që diktojmë çmimin, sepse ne nuk kemi rafineri… Ne në një farë forme jemi tregtarë, ku çmimi na diktohet nga furnizimi, të cilin e bëjmë nga shtetet në regjion, prej Serbisë, prej Shqipërisë, prej Maqedonisë dhe Greqisë”, ka theksuar Berjani.
Ndërsa, për mungesë të cilësisë së derivateve, ai shton se Shoqata e Naftëtarëve ka kërkuar të kontrollohet në kufi, sepse kjo cilësi është duke u kontrolluar mjaft pak.
“Cilësia e naftës, ne gjithmonë kemi kërkuar që të kontrollohet në kufi, por cilësia është në një farë forme, është duke u kontrolluar shumë pak. Kemi bërë apel në Doganë, edhe me shkrim që të kontrollohet cilësia sa më shumë, sepse edhe qytetarët janë më të sigurt që të kenë një derivate më të mirë… kemi kontroll të vogël të cilësisë”, ka thënë ai.
Ndërsa, qytetarët e Kosovës kohëve të fundit janë duke paguar më shumë për derivatet që i harxhojnë automjetet e tyre.
Qytetari Naser Dervisholli, ka thënë se çmimet e derivateve janë të shtrenjta dhe nuk janë të arsyeshme krahasuar edhe me vendet e rajonit. Ai kërkon që të zbriten çmimet, sepse janë të pa përballueshme për qytetarët.
“Të shtrenjta janë(çmimet) e derivateve. Nafta është i mirë, sepse këtu e marrim rregullisht”, ka thënë Dervisolli.
Kryesues i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit në kuadër të MTI-së, Sherif Fejzullahu, ka thënë për KosovaPress se operatorët ekonomik duhet të punojnë gjithnjë në bazë të rregullave të tregut, duke mos i dëmtuar konsumatorët, sepse edhe ashtu një pjesë e qytetarëve janë në varfëri.
“Ngritja e çmimeve të derivateve kap një dimension shumë të gjerë të ekonomisë në Kosovë, sepse ndikon dhe në çmimet tjera të konsumit, ngaqë është zinxhirore. Andaj, kërkojmë të ketë kujdes nga shitësit e derivateve dhe të mos veprohet jashtë normave të lejuara, por të ketë një disiplinë për çmimet dhe cilësinë e derivateve. Institucionet kompetente duhet ta monitorojnë fuqishëm këtë treg, në mënyrë që mos këtë mashtrime në xhepin e konsumatorëve”, ka theksuar Fejzullahu.
Edhe kryetari i Shoqatës së Konsumatorëve, Selatin Kaçaniku, tha për KosovaPress se çmimet e derivateve të naftës, para syve e hundëve të institucioneve, asociacioneve, mekanizmave e të pushtetit rriten kur ka lëvizje sado të vogël në Berzën Botërore. Por, sipas tij, kur ato çmime ulen në Berzën Biotërore në Kosovë nuk ndodhë analogjia.
“Mosreagimi, mosndërmarrja e masave ligjore dëshmon për implikim serioz të “ njerëzve të forte “ të institucioneve, asociacioneve, mekanizmave, të partive politike… e të pushtetit në biznesin e derivative të naftës. Ky implikim është me rrezik të lartë ndaj shëndetit, mjedisit, buxhetit personal e familjar, shpenzimeve të rritura në prodhim, tregti e shërbime që i paguajmë ne… edhe ndaj Buxhetit të Shtetit sepse ky Buxhet rreth 20 % mbushet nga derivatet e naftës. E, paratë që mund t’i mungojnë ose i mungojnë buxhetit të shtetit janë të qytetarit konsumator taksapagues – gjenerues kryesor i këtij Buxheti”, deklaron Kaçaniku.
Për ngritje të çmimeve të derivateve 6.3 përqind, është konfirmuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovë.
Të tjera
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...