Lajme

Rriten afër 60 përqind rastet me COVID-19 gjatë tetorit në Ballkanin Perëndimor, Kosova me më së paku të infektuar

Autori: Gazeta inFokus 14:32 | 26 October 2021

Afër 60 përqind është rritja e numrit të rasteve më COVID-19 në Ballkanin Perëndimor, kur krahasohet muajit tetor me shtatorin.

Në 14 ditët e fundit në këtë rajon janë regjistruar 166 mijë e 17 raste, krahasuar me 100 mijë që kanë qenë në fund të muajit shtator, raporton AlJazeera Balkans.

Kosova për këtë kohë ka regjistruar vetëm 238 raste pozitive.

-Advertisement-

Serbia ka numrin më të madh që infektuar për dy javë (nga 12 deri më 25 tetor), me 93 mijë e 249 të infektuar me koronavirus.

Ngritje e madhe për të njëjtën periudhë është shënuar edhe në Kroaci, ku janë prekur 27 mijë e 977 veta ndërkaq në Slloveni me COVID-19 janë infektuar 18 mijë e 976 persona.

Pastaj në radhë vjen Bosnja dhe Hercegovina me tetë mijë e 122 të infektuar.

Në fund vijnë Shqipëria, me gjashtë mijë e 797 të infektuar, Mali i Zi me pesë mijë e 759, Maqedonia me katër mijë e 899 dhe e fundit renditet Kosova me vetëm 238 raste pozitive me COVID-19 në periudhën e njëjtë dyjavore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera