Shëndetësi

Rrisni flokët me spec të kuq të djegës

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 31 May 2017

Mesatarja e rritjes së flokëve në vit është 15, por ju keni mundësi të dyfishoni këtë numër.

Këtë mund ta realizoni duke përgatitur maskën me vetëm dy përbërës.

Vaj kokosi (ose çdo lloj vaji tjetër që ju preferoni) dhe pluhur të specit të kuq djegës.

-Advertisement-

Merrni një kavanoz 500 litërsh. Mbusheni gjysmën e kavanozit me vaj kokosi dhe 2 lugë gjelle pluhur të specit djegës. I përzieni mirë,
mbylleni kavanozin dhe ruajeni në një vend të errët për 1 javë. Pastaj e kulloni përzierjen dhe e ruani në një shishe që të mund ta përdorni vazhdimist.

Aplikojeni vajin vetëm në skalp. Masazhoni me të kokën dhe mbajeni gjatë gjithë natës (nëse mund ta mbani). Përdorni doreza nëse e keni
lëkurën të ndjeshme.

Në fund i lani flokët si zakonsiht. Përdoreni këtë maskë sa më shpesh të mundeni, të paktën njëherë në javë.

Përbërësi kryesor që funksionon në këtë rast është speci i kuq djegës. Ai ka në përmbajtje përbërësin kapsaicinë, që stimulon rritjen e
flokëve. Ky përbërës i bën flokët gjithashtu më voluminozë dhe më të trashë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera