‘Rrija vetëm, pija alkool!’ Rita Ora flet për shëndetin mendor dhe anën e errët të famës
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 19 July 2023
Rita Ora shpërtheu në lot teksa foli si rrallëherë për vështirësitë me të cilat është përballur kur ishte në kulmin e famës në podkastin “Diary of a CEO”.
Ajo tha: “Krejt papritur brenda një nate jeta ime ndryshoi. Kisha një ndjesi që duhet të punoja shumë për të provuar veten, unë isha një ëndërrimtare e re naive dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të jesh në atë moshë”.
Duke folur për mënyrën se si e trajton këtë pjesë, Rita shtoi: “Ndihem e thyer, më bën të ndihem sikur gjithçka që kam bërë është gati të zhdukej dhe më kthen te frika se mos humb gjithçka. Kur bota po ju shikon, ju thjesht keni frikë. Gjithçka për të cilën mendoj është mamaja dhe babai im, sepse ata kanë punuar shumë për të më çuar në këtë pikë, unë kam gjithë familjen time për të mbajtur në këmbë.
Ju nuk mund të mos fajësoni gjithmonë veten për gjithçka, e vetmja mënyrë për të ecur përpara është të vazhdoni të ecni përpara.
Gjithmonë jam përpjekur të jem vetvetja dhe të jem shumë e sinqertë dhe kurrë nuk kam ndryshuar në atë që jam, jo gjithmonë e kuptoj mirë. Por unë ndihem më njerëzore, në fund të fundit jam thjesht njeri”.
Ajo vazhdoi: “Në të 20-at e mia, po jetoja ëndrrën time, dilja me grupin tim, nuk po dilja shumë me miqtë dhe familjen time dhe humba pak kontaktet me ta.
Ndihesha vetëm, kështu që kërkoja gjëra në vendet e gabuara, me dashuri dhe njerëzit më thoshin se nuk do të ishte mirë për mua, por nuk i dëgjoja. Po haja shumë keq, po pija shumë alkool, babai im ishte aq i gatshëm për të më ndihmuar – por unë u rrita në një pijetore dhe gjithmonë kishte pije dhe festa, dhe unë kërceja në bar dhe këndoja këngë, kështu që pirja ishte një gjë shumë normale në familjen time, dhe ishte argëtuese. Ishte një kohë argëtuese për mua. Kam kuptuar se jo të gjithë e kuptojnë këtë në të njëzetat e tyre.”
Të tjera
-
Limaj: Të zgjohemi për ta shpëtuar Kosovën, ata donin që historia të niste me ta sepse s’kanë kurrfarë historie
Kryetari i Nismës Socialdemokrate tha se “shtë koha e rezultateve dhe jo e fj...
-
Murati – Bajramit: S’ka asgjë të paligjshme në kontratat me procedurë të negociuar, sipas teje qenkan hajni
Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se nënrkyetarja e LDK-së, Hykmet...
-
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit
Nesër nga ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. E në rend dite ka n...
-
Haradinaj: Fatmir, po i vie era fitore – anëtarësimi në NATO në vitin e parë të qeverisjes
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se koalici...
-
Hekuran, ku është shpifja këtu? Deputetja Bajrami publikon shifra për kontratat e negociuara
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami i është kun...
-
Vrạsja e nxënësit në Tiranë, Rama: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles për pushtet
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me diasporën në Britaninë e Madhe komento...
-
Me “Vrapin e Ndryshimit”, shënohet 25-vjetori i themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka vazhduar aktivitetet sportive në kuadër të s...
-
Deputeti gjerman: Pas zgjedhjeve në Kosovë, duhet të bëhet e qartë se marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen
Deputeti i Bundestagut gjerman, Thomas Hacker ka deklaruar se rifillimi i dia...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Java që po hyjmë pritet që të jetë me mot me diell e vranërisa. Nuk përjashto...
-
Raportimet se po hetohen 1700 kontrata, Muratit i pengon termi “një burimore”, bën akuza ndaj opozitës dhe Prokurorisë Speciale
Pas raportimeve se po hetohen 1 mijë e 700 kontrata me procedurë të negociuar...
-
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
Ka vdekur sot ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi. Vdekjen e tij e kanë k...
-
Ky është i dyshuari i katërt për të shtënat në Vranjevc, dy të plạgosurit po ruhen në QKUK
Të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e 21 nëntorit në lagjen Kodra...