Lajme

Rrạhet një person para Gjykatës Themelore në Pejë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 18 October 2024

Një person është sulmuar fizikisht nga dy burra para Gjykatës Themelore në Pejë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se viktima është dërguar në spital për trajtim ndërkaq të dyshuarit pasi kanë ikur nga vendi i ngjarjes, pas pak kohe janë arrestuar.

“Rreth orës 12:30 policia është njoftuar se në afërsi të Gjykatës Themelore në Pejë në rrugë është një rrahje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka takuar viktimë e lënduar. I njëjti është dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo pas pak kohe i ka arrestuar dhe të njëjtit po intervistohen”, tha Gashi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera