Lajme

Rrihen sërish shqiptarët në veri të Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 15 July 2017

Dy të rinj shqiptarë, L.T. (1999) dhe T.J. (1997), janë rrahur mbrëmë rreth orës 20:00 në veri të Mitrovicës me ç’rast kanë pësuar lëndime nëpër pjesë të ndryshme të trupit.

Sipas këtyre burimeve, ata janë sulmuar nga katër persona, që dyshohet të jenë pjesëtarë të grupeve ‘KM-Firm 028’ dhe ‘Mosto-Klinci’, derisa po shëtitnin në sheshin ‘Kral Petar’ në veri të Mitrovicës. Mësohet se viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre rreth kësaj ngjarje në stacionin jugor të policisë, ndërsa policia është duke zhvilluar hetimet për kapjen e autorëve.

Ndryshe, ky është rasti i 19-të i incidenteve ndaj shqiptarëve në veri gjatë këtij viti, dhe nuk dihet nëse janë identifikuar autorët e ndonjërit prej këtyre incidenteve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera