Lajme

Rrihen pesë persona mes vete në Prizren, njëri dërgohet në spital

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 11 November 2021

Pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur mes vete, pesë persona janë rrahur në fshatin Zhur të Prizrenit, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se është duke marrë trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Ndërkaq, është bërë e ditur se të dyshuarit e tjerë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Si provë materiale janë konfiskuar një thikë dhe një mjet pune”, thuhet në raportin policor.

Gjithashtu në raportin policor është bërë e ditur se rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Të tjera