Lajme

Rrihen në mes vete pesë persona, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 11 November 2021

Një rrahje në mes pesë personave ka ndodhur gjatë të mërkurës në Ferizaj ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person, shkruan Gazeta Infokus.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes si dëshmi materiale që dyshohet të jenë përdorur është sekuestruar një boks hekuri dhe një thikë.

“Është raportuar për një rrahje – përleshje në mes të pesë të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku si pasoj njëri prej tyre kishte pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes si dëshmi materiale që dyshohet të jetë përdorur në rast është sekuestruar një boks hekuri dhe një thikë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Sipas Policisë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe dërguar në mbajtje  ndërsa të tjerët janë liruar.

Rasti vazhdon të hetohet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera