Lajme

Rrihen mes vete pesë vajza të mitura në një palestër sporti në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 02 April 2022

Një rrahje mes pesë vajzave të mitura ka ndodhur disa ditë më parë në një palestër sporti në Podujevë, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se të lënduarat nga incidenti kanë marrë tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit persona janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK.

-Advertisement-

Gjithashtu, në raportin 24 orësh policia e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me rastin, të premten është arrestuar një e dyshuar e cila me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ndërsa më 01.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar një e dyshuar tjetër femër kosovare dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera