Lajme

Rrihen mes vete disa nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri”

Autori: Gazeta inFokus 14:29 | 16 December 2021

Një përleshje fizike ka ndodhur mesditën e së enjtes, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka njoftuar se njëri prej nxënësve ka pësuar lëndime trupore me ç’rast i është ofruar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

-Advertisement-

“Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave (dyshohet të jenë nxënës shkolle) ku së paku njeri nga ta ka marrë lëndime dhe është transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Gjithashtu, Ahmeti njoftoi se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se kanë nisur hetimet lidhur me rastin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera