Lajme

Rrihen dy persona mes vete në Prishtinë, përcjellen për në polici

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 05 October 2021

Dy persona janë shoqëruar në polici pas një përleshjeje fizike që kanë pasur ndërmjet vete në Prishtinë në mbrëmjen e së martës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, shkruan Gazeta Express.

“Informata është pranuar rreth orës 21:30, për një rrahje të ndodhur në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka shoqëruar në stacionin policor dy persona”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera