RrGK u bën thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese
Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 26 January 2021
Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë thirrje që procesi zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale.
Përmes një komunikate për media nga RrGK është thënë se qytetarët duhet të njoftohen me specifikat e secilit program, mirëpo, në vend të kësaj jemi dëshmitarë të një gjuhe kërcënuese dhe seksiste.
“Kjo gjuhë konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar”, është thënë tutje.
Njoftimi i plotë:
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është duke përcjellë në vazhdimësi diskursin publik të partive politike në këtë kohë të parafushatës për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 14 shkurt 2021.
Në këtë periudhë e gjithë vëmendja e qytetarëve është e kthyer drejt skenës politike dhe asaj se çka ofrojnë partitë për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Në këtë kohë, qytetarët duhet të njoftohen me specifikat e secilit program, mirëpo, në vend të kësaj jemi dëshmitarë të një gjuhe kërcënuese dhe seksiste. Kjo gjuhë konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar.
RrGK bën thirrje që ky proces zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale.
Le të kujtojmë se po kalojmë një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe organizimin e zgjedhjeve në këtë periudhë, andaj edhe kjo situatë do të duhej të shihet nga partitë si përgjegjësi dhe obligim shtesë.
RrGK, ashtu sikurse përgjatë viteve të kaluara, me punë dhe aktivizëm përpiqet për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në jetën shoqërore, prandaj, në përputhje të plotë me këtë vizion, RrGK kërkon përgjegjësi publike për çdo veprim, i cili ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave në Kosovë, e rrjedhimisht të gjithë shoqërisë.
Të tjera
-
Ramiz Qeriqi pohon se kishte polici ushtarake në batalionin e tij
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i ...
-
Bie fasada nga një ndërtesë në Prishtinë, detaje nga zjarrfikësit
Në rrugën “UÇK” në Prishtinë një pjesë e fasadës së një ndërtese ka rënë, duk...
-
Ambasada britanike për zgjedhjet në veri: Bojkoti – pengesë për demokracinë
Ambasada e Britanisë së Madhe në një përgjigje për RTK-në është deklaruar se ...
-
Gërvalla me vendim ndalon punësimin e familjarëve në MPJD
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë vendim...
-
Sandulloviq falënderon Osmanin për ngritjen e çështjes së tij në mbledhjen e OKB-së
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, ka falënderuar presidenten e Kosovës pë...
-
Dënohen me burg shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares, njëri lirohet
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për d...
-
Deputeti ukrainas: Serbia ta pranojë Kosovën
Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, thotë se Kosova nuk mund të jetë “zon...
-
Themelorja dhe Apeli konfirmojnë aktakuzën ndaj Dragisha Milenkoviqit për kri*e lufte në Kosovë
Gjykata Themelore e Prishtinës dhe Gjykata e Apelit kanë konfirmuar aktakuzën...
-
Osmani mbledh partnerët pas OKB-së: Kosova krenare që ka kaq shumë miq
Presidentja Vjosa Osmani pas takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB ka mble...
-
Momenti kur kryesuesja e seancës së KS të OKB-së u bë nervoz me Vuçiqin, i bie edhe tavolinës me dorë
Të hënën është mbajtur seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar...
-
Gjendet 12-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Pejë
Është gjetur 12-vjeçarja e cila ishte raportuar e zhdukur nga babai i saj në ...
-
Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?
Komisioni Evropian (KE) kishte propozuar para rreth një viti se Bashkimi Evro...