RrGK tejet e shqetësuar për sulmin seksual ndaj të miturës në shkollë

Autori: Gazeta inFokus
11:34 | 13 June 2023
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dënon ashpër incidentin e fundit të sulmit seksual ndaj një të miture nga arsimtari i saj në një shkollë në Deçan.
RrGK vlerëson se është koha e fundit që shoqëria dhe institucionet të marrin qëndrim kundër këtyre krimeve dhe të sigurojnë që autorët të marrin dënimin e merituar, pa asnjë kompromis.
Reagimi i plotë i RrGK-së:
Jemi thellësisht të shqetësuara dhe të indinjuara nga një shkelje kaq e rëndë e besimit dhe e sigurisë së vajzave tona të reja. Ky akt i tmerrshëm i sulmit seksual shërben si një kujtesë e fortë se ne duhet t’i japim përparësi mbrojtjes së vajzave dhe të miturve brenda shoqërisë sonë, madje edhe brenda në shkolla.
Është koha e fundit që shoqëria dhe institucionet të marrin qëndrim kundër këtyre krimeve dhe të sigurojnë që autorët të marrin dënimin e merituar, pa asnjë kompromis.
Është dëshpëruese të shohësh që këto sulme ndaj vajzave ndodhin pikërisht para syve tanë, ndërkohë që institucionet shpesh nuk arrijnë të japin drejtësinë dhe masat e duhura parandaluese. Ngjarja në institucionin arsimor ku nxënësit duhet të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur nxjerr në pah një situatë alarmante. Nuk mund të mos pyesim veten se sa raste të tjera nuk raportohen.
RrGK u bën thirrje institucioneve përgjegjëse që këtë rast ta trajtojnë si çështje me prioritet të madh, ashtu siç duhet me çdo rast tjetër të ngacmimit dhe sulmit seksual. Shkollat, në veçanti, duhet urgjentisht të krijojnë mekanizma të fuqishëm për të trajtuar rastet e dhunës, ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.
Kujtojmë se në raportin “Nga Ligjet në Vepra: në Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë”, RrGK ka këto rekomandime për Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit:
· Të mbahen trajnime për edukatorët dhe psikologët për format e dhunës me bazë gjinore; si të identifikohen shenjat e dhunës me bazë gjinore; dhe si të ndihmon të referohen këtë raste.
· Të përfshihet materiali mësimor mbi barazinë midis grave dhe burrave, respektin e ndërsjellë, rolet gjinore jo stereotipike, dhunën me bazë gjinore dhe mënyrën e raportimit të tij në kurrikulat arsimore të përshtatshme për grupmosha të ndryshme, siç parashikohet nga Konventa e Stambollit.
· Të ndahet buxhet i mjaftueshëm për rritjen e numrit të psikologëve në shkolla.
Së fundi, është jetike të theksohet se ashtu si në rastet e tjera të dhunës me bazë gjinore, RrGK do të kërkojë drejtësi dhe do të monitorojë nga afër këtë rast dhe masat e marra. Ne kërkojmë largimin nga puna si mësimdhënës dhe të njejtit t’i shqiptohet dënimi sipas Kodit Penal të Kosovës, i cili parasheh dënim deri në 7 vjet.

Të tjera
-
Trump paralajmëron konflikt të madh në Lindjen e Mesme: Mund të ndodhë së shpejti
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar për mundësinë e një konfl...
-
Moti nesër me temperatura deri në 29 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do tëm bajt ...
-
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 qershor në Kanada
34-vjeçarja, Elzina Morina dhe djali i saj, Elon Morina, tre vjeç nga Deçani ...
-
“Topi ra në pishinë…”, zbardhen detaje të reja për mbytjen në pishinë të nënës dhe djalit nga Deçani
Një grua 34-vjeçare dhe djali i saj trevjeçar humbën jetën pasi u mbytën në n...
-
Si i shpëtoi rrëzimit të aeroplanit i mbijetuari i vetëm?
Ramesh Viswashkumar, i vetmi i mbijetuar i njohur nga 242 pasagjerët në aerop...
-
Reagimi i zjarrfikëseve në “Bregun e Diellit” – reagon Komuna e Prishtinës: Qyteti më i sigurt falë jush…
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot rreth orës 16:53...
-
Vdes një person në Kotorr të Skenderajt, u rrokullis me traktor duke punuar në pyll
Një person ka humbur jetën në Kotorr të Skenderajt pasi i njëjti është rrokul...
-
Konjufca: Koalicioni VV–LDK do të ishte më i natyrshmi, pa të tjerat
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se partia e ti...
-
Konjufca: Nëse Kurti s’i ka numrat, i hapet rruga Bedri Hamzës – vetëm Limaj tregoi gatishmëri për koalicion
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në emisionin CONTEXT në ...
-
Sveçla tregon ‘sakrificën’ e Kurtit në 20-vjetorin e VV-së: Na duronte kur pinim duhan në takime
Në 20 vjetorin e Vetëvendosjes, kjo parti ka organizuar bisedë me krerët e sa...
-
“Ngjarja tragjike ka ndodhur në Kanada” – zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Mont...
-
Rast i rrallë në Shqipëri, 74-vjeçari maturant merr diplomën
Në Shqipëri janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të maturës...