RrGK shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 24 October 2024
Rrjeti i Grave të Kosovës sërish shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e punëtoreve teknike greviste, ku dje, ditë e mërkurë, njëra prej tyre, sipas kryetarit të Federatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, është shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
RrGK thotë se sipas raportimeve, ajo ka pësuar një presion të madh psikologjik dhe po vazhdon edhe sot tretmanin.
“Pavarësisht reagimeve tona të shumta, përfshirë edhe një letër drejtuar Kryetarit të Kuvendit për të trajtuar këtë çështje që për ne është shumë e rëndësishme madje edhe urgjente, ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim, për më tepër, as nuk ka pasur ndonjë reagim institucional”.
“Rrjeti i Grave të Kosovës vazhdon me këmbëngulje të bëjë thirrje për një zgjidhje të MENJËHERSHME, në mënyrë që të mos ketë më situata të tilla ku punëtoret që janë në grevë që 38 ditë, të vuajnë pasoja të rënda”.
“Ne jemi të vetëdijshme se këto punëtore janë të kontraktuara nga një kompani private, por duhet theksuar faktin se ato e ushtrojnë profesionin e tyre brenda Kuvendit të Kosovës, që është institucion shtetëror. Vetë ky institucion ka kontraktuar një kompani private, e cila duket qartë se nuk i trajton punëtoret me dinjitet dhe sipas standardeve të kërkuara. Kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk duhet të tolerohet më”, thuhet në njoftim.
Të tjera
-
Pas Kosovës, Von der Leyen shkon në Mal të Zi
Pas Kosovës, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka shku...
-
Haradinaj: Sụlmi fizik ndaj Muhaxherit një akt qyqar, autorët të rrijnë prapa hekurave
Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur si n...
-
Kurti i kërkon presidentes Von Der Leyen heqjen e menjëhershme të masave të BE-së
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me presidente...
-
Konjufca: I uroj shërim të shpejtë Muhaxherit, dhụna nuk ka qenë kurrë zgjidhje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që k...
-
Presidentja Osmani uron Austrinë: Lidhjet tona diplomatike dhe ekonomike na i ka forcuar diaspora e gjallë kosovare
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin austriak, Aleks...
-
Një qytetar serb nga veriu po pretendon se është rrạhur nga policia, kjo e fundit i mohon akuzat
Mediat në Serbi, por edhe institucionet atje dhe partia e serbëve të Kosovës,...
-
Musliu-Shoshi: Ftojmë organet e drejtësisë që të hetojnë aferat në Ministrinë e Jashtme me dokumente të mërgimtarëve
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, në një ko...
-
Bedri Hamza për sụlmin fizik ndaj Gazmend Muhaxherit: Akt i ulët dhe i papranueshëm
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është ...
-
Abdixhiku bashkë me Imri Ahmetin vizitojnë Gazmend Muhaxherin: Dhụna s’ka vend në demokraci
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, bashkë me kryetarin e Lipjanit, Imri ...
-
Krasniqi: Sụlmi ndaj Muhaxherit, akt i ulët dhe i papranueshëm – drejtësia të vihet sa më shpejt në vend
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka quajtu...
-
Von Der Leyen-Kurtit: Le të vazhdojmë të punojmë së bashku hap pas hapi për të ardhmen evropiane të Kosovës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka takuar në Pri...
-
Avokati i Muhaxherit: Kryetari beson se sụlmi lidhet me punën e tij zyrtare
Avokati i kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherit, Dukagjin Kerveshi ka bërë të...