Lajme

Rrëzohet një helikopter në Irlandë, bie në çatinë e një ferme derrash, humbin jetën dy pasagjerët

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 31 Korrik 2024

Dy burra rreth të 40-tave kanë humbur jetën kur një helikopter u rrëzua në një fermë në një fshat në Irlandën qendrore. RTE raporton se ata janë një irlandez dhe një burrë nga Evropa Lindore.

Helikopteri u rrëzua në çatinë e një fermë derrash jashtë fshatit Kilukan. Viktimat ishin personat e vetëm në helikopter. Policia, ekipet e shpëtimit dhe shërbimi hetimor i aksidentit ajror kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Autoritetet në Irlandë thonë se ndërtesat në vendin e përplasjes nuk ishin shtëpi, por ndërtesa fermash. Nuk dihet nëse kishte njerëz brenda.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të së martës. Helikopteri ishte ngritur rreth 25 minuta më parë nga aeroporti aty pranë Weston. Weston shërben fluturime private si dhe edukative.

-Advertisement-

Dëshmitarët okularë thanë se helikopteri humbi papritur lartësinë përpara se të rrëzohej. Përveç kësaj, u bë e ditur se helikopteri i përkiste një kompanie amerikane që ofron shërbime për individë. Para fluturimit fatal, helikopteri kishte bërë edhe tetë fluturime të tjera të shkurtra më herët gjatë ditës.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy