Rajoni dhe Bota

Rrëzohet avioni i linjës SHBA-Bangladesh me 67 pasagjerë

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 12 March 2018

Një avion pasagjerësh i linjës SHBA-Bangladesh është rrëzuar në Aeroportin ndërkombëtar “Tribhuvan” të Kathmandusë, në Nepal, këtë të hënë.

Në avion udhëtonin 67 pasagjerë, prej të cilëve 17 janë shpëtuar, ndërsa detajet mbi këtë incident vijojnë të jenë të pakta, shkruan Infokusi.

Sipas një zëdhënësi të këtij aeroporti, avioni u përfshi nga flakët pasi doli jashtë piste gjatë uljes, e përfundoi duke u përplasur në një terren sportiv pranë aeroportit.

-Advertisement-

Avioni ishte nisur nga Dhaka dhe mbërriti në aeroport për ulje në orën 14:20 me atë lokale.

Ekipet e kërkim-shpëtimit dhe një personel ushtarak i Nepalit janë përfshirë në operacionet e ndihmës së parë.

Sipas autoriteteve aeroportuale, defektet teknike në avion gjatë uljes mund të jenë shkak i këtij incidenti. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera