Lajme

Rrëzohet avioni/ Humbin jetën 18 persona, mbijeton vetëm piloti

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 24 July 2024

Një avion është rrëzuar të mërkurën menjëherë pasi u ngrit nga aeroporti i kryeqytetit të Nepalit, duke vrarë 18 persona, mes tyre vetëm një femër dhe duke plagosur pilotin, i cili ishte i vetmi që mbijetoi.

Ai ka disa lëndime në sy dhe në trup, por nuk është në rrezik për jetën, thanë mjekët në spitalin ku ai po mer trajtim.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Nepalit në një delaratë ku sqaroi rrethanat e ngjarjes tha se avioni i Saurya Airlines ishte ngritur në orën 11:11 të mëngjesit nga Katmandu dhe po shkonte për në qytetin turistik të Pokhara-s.

-Advertisement-

Ekuipazhi dhe 16 pasagjerët ishin shtetas nepalezë, vetëm një ishte identifikuar si i huaj, por nuk i dihet ende kombësia.

Aeroporti Ndërkombëtar Tribhuvan, aeroporti kryesor në Nepal për fluturimet ndërkombëtare dhe të brendshme, është mbyllur pasi ekuipazhi i urgjencës dhe hetuesit filluan punën e tyre, për të zbuluar se çfarë e bëri avionin të dështonte në ngritje.

Në këtë periudhë të vitit atje është sezoni i shirave të musonit, por nuk binte shi në momentin e përplasjes. Megjithatë, dukshmëria ishte e ulët në të gjithë kryeqytetin.

Aeroporti i Katmandu, aeroporti kryesor që i shërben Nepalit, ndodhet brenda një lugine të rrethuar me male në shumicën e anëve. Konsiderohet si një aeroport i rrezikshëm për pilotët dhe aeroplanët më të mëdhenj duhet të kalojnë përmes një hapjeje në mal për t’u ulur.

Në vitin 2019, një aeroplan i Bangladeshit u rrëzua në aeroportin Tribhuvan, duke vrarë 51 persona ndërsa 20 në bord mbijetuan. Një hetim konfirmoi se avioni ishte në pistën e gabuar dhe piloti i tij ishte i çorientuar ndaj u përpoq të ulej kur avioni u rrëzua.

Në vitin 2015, një avion i Turkish Airlines që u ul në mjegull të dendur rrëshqiti nga një pistë e rrëshqitshme në aeroport. Në aeroplan ishin 238 persona, por nuk pati lëndime serioze.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera