Lajme

Rrëzohet avioni me 101 persona në Meksikë

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 01 August 2018

Një avion është rrëzuar vetëm pak pas ngritjes në fluturim në shtetin meksikan të Durangos, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.

Guvernatori Jose Aispuro njoftoi përmes “Twitter”-it se, mes 101 personave në bord nuk ka asnjë të vdekur, edhe pse 85 prej tyre janë plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike.
Fluturimi “AM2431” i kompanisë “Aeromexico” ishte nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Victoria” i Guadalupes, me destinacion Mexico Cityn. Avioni u rrëzua shumë pranë aeroportit, pak çaste pasi ishte ngritur nga pista.

Autoritetet vendase thonë se, nga 97 udhëtarët në bord dhe 4 pjesëtarët e ekuipazhit, 37 u dërguan në spital, nga ku mësohet se dy persona janë në gjendje kritike për jetën. Emrat dhe kombësitë e pasagjerëve nuk dihen ende.

-Advertisement-

Operatori i aeroportit, “Grupo Aeroportuario Centro Norte” njoftoi se të dhënat paraprake tregojnë se moti i keq ka qenë shkak i rrëzimit, pasi avioni ishte ngritur në fluturim gjatë një stuhie të fuqishme, përpara se të detyrohej të bënte një ulje emergjente.

Sipas rrëfimit të dëshmitarëve, dhënë për guvernatorin, nga ngjarja pati një zhurmë të fuqishme, përpara se avioni të rrëzohej në tokë rreth orës 16 lokale (22 të mbrëmjes së të martës). Njëri prej pasagjerëve tha për një rrjet televiziv lokal se, në bord u ndie sikur një rrymë e fortë ajri goditi avionin.

Presidenti meksikan, Enrique Pena Nieto shfrytëzoi po ashtu “Twitter”-in për të thënë se kishte udhëzuar agjencitë federale për të ndihmuar në këtë rast emergjent. Aeroporti “Victoria” i Guadalupes u mbyll për pak kohë pas incidentit.

Në një deklaratë për mediet, “Aeromexico” shprehu keqardhjen e thellë për aksidentin, ndërsa kompania braziliane e avionit, “Embraer” tha se ka dërguar një ekip në vendngjarje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera