Lajme

Rrëzohet aeroplani ushtarak, vdesin të gjithë që ishin brenda

Autori: Gazeta inFokus 18:18 | 21 February 2021

Shtatë vetë mbetën të vdekur sot nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak jo shumë larg Abujas në Nigeri, njoftoi ushtria nigeriane.

Një aeroplan i ushtrisë nigeriane u rrëzua pranë Aeroportit Ndërkombëtar Namdi Azikive në Abuja, tha zëdhënësi i aeroportit.

Sipas tij, avioni u rrëzua ndërsa po afrohej në pistë.

-Advertisement-

Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, megjithëse disa zyrtarë atje përmendën faktin se piloti raportoi një problem me një nga motorët e avionit gjatë fluturimit.

“Një aeroplan i Forcave Ajrore Nigeriane u rrëzua gjatë kthimit në aeroportin e Abujas për shkak të një problemi me motor”, tha ushtria, duke shtuar se të gjithë në aeroplan, shtatë prej tyre, vdiqën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera