Lajme

Rrëzohet aeroplani ushtarak në Kroaci, dy të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 08 Maj 2020

Dy pjesëtarë të Forcave Ajrore kroate humbën jetën të enjten (7 maj) pas rrëzimit të një aeroplani trajnues ushtarak afër Zarës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kroaci.

Aeroplani u rrëzua gjatë një stërvitjeje. Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e anëtarëve të vdekur të Forcave Ajrore.

“Është një humbje e tmerrshme jo vetëm për familjet e tyre, por edhe për miqtë dhe kolegët e Forcave Ajrore Kroate, si dhe për Forcat e Armatosura Kroate”, shkroi Milanoviq. Ministri kroat i Mbrojtjes, Damir Kërstiçeviq dhe zyrtarë të tjerë, kanë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

-Advertisement-

Zyrtarët ende nuk kanë njoftuar se cilat kanë qenë shkaqet e rrëzimit të aeroplanit./REL

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy