Rajoni dhe Bota

Rrëzohet aeroplani me pasagjerë – dyshohet për shumë të vdekur

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 27 January 2020

Një aeroplan me pasagjerë është rrëzuar këtë të hënë në Afganistanin Lindor.

Avioni ka rënë në jug-perëndim të Kabulit, në rrethin Deh Yak të provincës Ghazni, shkruan gazeta inFokus.

Lajmin e ka dhënë një zëdhënës krahinor për mediat lokale, derisa raportohet se në aeroplan udhëetonin dhetëra pasagjerë.

-Advertisement-

Fillimisht u tha që avioni i përket kompanisë Ariana Airlines, mirëpo u hodh poshtë nga vet kompania.

Deri tash nuk dihet për fatin e pasagjerëve, pasi nuk është dhënë asnjë informaicon i mëtejshëm, shkruan gazeta inFokus.

Ky aksident vjen veç pak ditë pasi u rrëzua edhe një aeroplan tjetër, i cili dyshohet se u qëllua aksidentalisht me raketa në Iran, ku vdiqën 147 persona./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera