Auto&Tech

Rreziqet nga inteligjenca artificiale/ Krijuesi i ChatGPT kërkon vendosjen e rregullave për sektorin

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 18 May 2023

Sam Altman, krijuesi i programit tashmë të famshëm ChatGPT kërkon nga SHBA monitorim global dhe krijimin e një agjensie për inteligjencën artificiale. Para senatit amerikane ai paralajmëroi se zhvllimet e vrullshme mund të sjellin pasoja negative ne shoqëri!

Krijuesi i ChatGPT një programi që mund të krijojë përmbajtje të ngjashme me ato të njeriut u kërkoi ligjvënësve amerikane të vendosin rregulla për inteligjencën artificiale!

Sam Altman, shef ekzekutiv i kompanisë OpenAI që ka në pronësi programin dëshmoi para një komiteti të Senatit të SHBA për mundësitë – dhe kurthet – e teknologjisë së re.

-Advertisement-

Ai tha se një agjenci e re duhet të formohet për të licencuar kompanitë e Inteligjencës Artificiale, fushë në të cilën vetëm në pak muaj kanë hyrë disa modele të reja!

ChatGPT dhe programe të tjera të ngjashme mund të krijojnë përgjigje tepër të ngjashme me njeriun për pyetjet – por gjithashtu mund të jenë jashtëzakonisht të pasakta.

Ligjvënësit shprehën shqetësimet e tyre lidhur me zhvillimet e inteligjencës artificiale, teksa senatori amerikan, Richard Blumenthal, hapi seancën me një zë të zhvilluar nga kompjuteri, që tingëllonte jashtëzakonisht ngjashëm me zërin e tij, teksa lexoi një tekst të krijuar nga ChatGPT.

Altman që është bërë imazhi botëror i inteligjencës artificiale, paralajmëroi se zhvillimet në këtë fushë mund të kenë pasoja negative.

OpenAi është krijuar me besimin se inteligjenca artificiale ka potencial për të përmirësuar pothuajse çdo aspekt të jetës sonë, por po ashtu krijon rreziqe serioze”, tha Altman para Senatit.

Ai sugjeroi që Qeveria amerikane mund të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së kushteve të licencimit dhe testimit para se të nxirren në treg modele të fuqishme të inteligjencës artificiale dhe autoritetet të kenë edhe fuqinë që të heqin licencat e operimit nëse shkelen rregullat.

Altman po ashtu rekomandoi që të ketë një koordinim më të madh global për vendosjen e rregullave mbi teknologjinë, por edhe për krijimin e një agjencie në SHBA që do të merrej me inteligjencën artificiale.

Ligjvënësit amerikanë kanë dakordësi për një institucion për të rregulluar këtë industri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera