Lajme

Rrëzimi i tmerrshëm i skiatorit në Alpe kapet nga kamera e kokores

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 22 April 2023

Aksidenti ndodhi në majën Meije të maleve Hautes-Alpes, në FrancëNjë aksident i rëndë i një skiatori francez në Alpet zvicerjane është regjistruar nga kamera e kokores së tij në pamje që janë bërë virale në rrjet.

Megjithse është një skiator me eksperiencë, Les Powtos rrëshkiti mbi një terren të pasigurtë dëbore, i cili u shemb në një gropë të madhe, duke rrëzuar sportistin në një rënie të errët e të frikshme.

36-vjeçari kishte arritur më pas të ngecte skitë e tij në anët e tunelit të hapur, duke ngadalësuar rënien e rrjedhimisht duke ndaluar.

-Advertisement-

Powtos duket se kishte shpëtuar i palënduar nga rënia dhe kishte postuar videon në rrjetin e tij në Instagram me komentin: “Surprizë!”Ai shpjegon se kishte arritur të dilte duke përdorur këpucët me maja dëbore dhe me litarin e lëshuar nga miqtë e tij, shkruan rrjeti Fox News .

Aksidenti ndodhi në majën Meije të maleve Hautes-Alpes, në Francë, një destinacion i preferuar nga skiatorët më të guximshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera