Rrëzimi i Qeverisë Kurti, çka pas? Tre skenarët e mundshëm
Autori: Gazeta inFokus 19:21 | 26 March 2020
Rrëzimi i Qeverisë së Kosovës me mocionin e mosbesimit në Kuvend dikton nevojën e formimit të qeverisë së re, zgjedhjeve të reja apo edhe vazhdimit të funksionimit të kësaj qeverie me kompetenca të kufizuara për një kohë, derisa të vazhdojë situata alarmante me COVID-19.
Kuvendi i Kosovës, ka votuar tashmë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, me 82 vota për 32 kundër dhe një abstenim. Mocioni ishte ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila është pjesë e qeverisë. Aktualisht qeveria është e dorëhequr, por në detyrë.
Njohësi i zhvillimeve politike dhe i funksionimit të Kuvendit të Kosovës, Albert Krasniqi, tha për Radion Evropa e Lirë, se pasi mocioni i mosbesimit ishte i suksesshëm, qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e qeverisë së re.
“Nëse do të jetë qeveri teknike apo shumë-partiake, kjo do të varet nga vullneti i deputetëve, por edhe i presidentit i cili mund të vendosë përmes një dekreti që vendi të shkojë në zgjedhje”, tha Krasniqi.
Në Kushtetutën e Kosovës, neni 100 i saj thotë se nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje. Kurse neni 82 e përcakton se Kuvendi mund të shpërndahet nga presidenti pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë.
Aktualisht, Kosova si edhe gjithë bota, po përballen me pandeminë e COVID-19, pas përhapjes së koronavirusit të ri vdekjeprurës. Kështu organizimi i zgjedhjeve, nuk besohet se do të jetë i mundur në rrethanat aktuale.
Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se pas miratimit të mocionit të mosbesimit, presidenti i vendit, do t’i kërkojë parties fituese të zgjedhjeve të fundit, të 6 tetorit, [në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje] emrin e një mandatari të ri për kryeministër.
Qorolli thekson po ashtu se është edhe mundësia tjetër që të gjitha partitë politike të ulën në një tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje e cila, sipas tij, do ta bindte presidentin për ta votuar apo nominuar një kandidat për kryeministër.
“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon që të ketë një konsensus dhe të këtë një mbledhje të përbashkët të të gjitha partive në mënyrë që ta bindin presidentin për një zgjidhje të përbashkët. Por, ai [presidenti ] nuk e përjashton mundësinë që ta nominojë edhe njëherë një kandidat nga partia fituese, do të thotë Vetëvendosje, por jo më Albin Kurtin mandatar”, tha Qorolli.
Neni 95 i Kushtetutës së Kosovës shkruan se “nëse kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”.
Ky përkufizim, besohet se i jep të drejtën, të paktën herën e parë Vetëvendosjes si parti fituese që të propozojë mandatarin e ri për kryeministër.
Por, sipas Vigan Qorollit nëse partia më e votuar heq dorë vullnetarisht nga pozita e kryeministrit, atëherë presidenti mund t’ua kalojë radhën partive të tjera pas VV-së.
“Nuk pritet të ketë një qeveri teknike, do të ketë sërisht një qeveri politike e cila do ta kalojë një tranzicioin disa mujor e pastaj do të organizohen zgjedhjet e reja të cilat duhet të mbahen, po themi, brenda një periudhe të arsyeshme kohore, pasi të kalojë pandemia mbase në muajin shtator më së voni”, tha Qorolli.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se si parti është e hapur që të bisedojë sërish me Lëvizjen Vetëvendosej, por sipas tij, tani për një qeveri më të gjerë, ku do të bënin pjesë edhe partitë tjera politike.
Mustafa ka thënë se qëndrimi i LDK-së vazhdon të jetë po i njëjti, që nënkupton se LDK nuk e do vetëm Partinë Demokratike të Kosovës në koalicionin e ri.
Analisti Albert Krasniqi thotë se PDK-ja, në bazë të deklarimeve të liderit të saj, Kadri Veseli, preferon të qëndrojë në opozitë.
“Nëse bazohemi në deklarimet e partive politike, PDK ka deklaruar se do të qëndrojë në opozitë. Pra, edhe nëse krijohet një qeveri e re, që del brenda përbërjes aktuale të Kuvendit, nuk do të jetë shumë-partiake apo teknike”, tha Krasniqi.
Kurse, analisti Imer Mushkolaj, mendon se Kosova po futet në një krizë të re politike.
“Me gjasë do të kemi një qeveri me mandat të kufizuar. Por, në fund të fundit humësit më të mëdhenj në këtë situatë janë qytetarët, që u braktisën në një situatë të vështirë. Në aspektin politik, humbësja më e madhe në këtë situatë do të jetë LDK-ja”, tha Mushkolaj për Radion Evropa e Lirë.
Qeveria e deritanishme e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, ka pësuar luhatje, për shkak të mosmarrëveshjeve që kanë lindur ndërmjet dy partive partnere të koalicionit, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Mospajtimet mes tyre kulmuan me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për shkarkimin e Agim Veliut nga detyra e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo e fundit, inicioi më pas mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, duke i siguruar nënshkrimet nga deputetët e opozitës. Pas rrëzimit të qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit të parë, Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës./rel
Të tjera
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...
-
DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...
-
Kjo është deklarata e plotë në Polici e gruas së Akil Gjakovës: “Kam fotografi të dhúnës së ushtruar ndaj meje” (Dokumente)
Në një deklaratë të dhënë më 13 prill në stacionin e policisë në Pejë, S.Gj e...
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...
-
Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë persona...
-
Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së
Gjatë ditës së sotme, karabinierët italianë kanë trajnuar policinë ushtarake ...
-
Guvernatori i BQK’së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zyrt...