Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen katër turistët në Shëngjin

Autori: Gazeta inFokus
09:38 | 21 August 2023
Katër turistë një austriak dhe tre qytetarë të Kosovës, kanë rrezikuar mbytjen ditën e sotme në detin e Shëngjinit dhe Vainit.
Policia Kufitare e Shëngjinit dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se një shtetas austriak, duke ushtruar sërf, në hapësirën detare të plazhit “Vain”, ishte spostuar në thellësi nga era dhe kërkonte ndihmë pasi rrezikonte të mbytej për shkak të erës së fortë.
Njëkohësisht, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë njoftuar se në Shëngjin, tre shtetase kosovare, duke lundruar me pedalon, i kishte shtyrë era në thellësi dhe për shkak të erës dhe dallgëve rezikonin të mbyteshin.
Shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur menjëherë, me mjetet lundruese, në drejtim të dy adresave ku kërkohej ndihmë dhe pas ndërhyrjes kanë bërë të mundur marrjen në bord të shtetasit austriak, ndërsa patrulla tjetër e Policisë Kufitare bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen në breg të detit në gjendje të mirë shëndetësore, të tre shtetaseve kosovare.
Turisti austriak dhe tre shtetaset kosovare, kanë falënderuar Policinë Kufitare për reagimin në kohë duke u shpëtuar jetën.

Të tjera
-
Hoxhaj: Lajm i mrekullueshëm njohja e Kosovës nga Sudani
Enver Hoxhaj, ish-ministër i Jashtëm, ka uruar dhe ka falënderuar presidenten...
-
Pacolli: Pas Kenias paralajmëruam edhe njohje të tjera
Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për nj...
-
Bie çmimi i naftës, por pse takstitë ende po vazhdojnë me çmimore të shtrenjtë
Që 3 vite nisja nga çdo lokacion brenda Prishtinës fillon nga 2 euro, shkruan...
-
Haradinaj mirëpret njohjen e Kosovës nga Sudani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kos...
-
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Osmanit: Vendosëm ta njohim vendin tuaj të bukur
Ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Youssef, është ai që e ka njoftuar sot pres...
-
Vd*s gazetari i “Rilindjes”, Beqir Shkreli
Ka vdekur këtë të shtune gazetari i vjetër i “Rilindjes”, shkrimtari dhe inte...
-
Diskutohet thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me homologun e t...
-
Sudani e njeh shtetin e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Sudani e ka njohur pavarësinë dh...
-
Bëhen homazhe për dëshmorët dhe martirët e rënë në Tërstenik dhe Negroc
Në përvjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Tërstenik dh...
-
Izraeli thotë se do të zgjerojë ofensivën e tij në pjesën më të madhe të Gazës
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka njoftuar se ushtria e tij së shpejti do të...
-
Tërnava i viziton punimet e xhamisë së re te Merqezi në Podujevë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, i shoqëruar nga bashkë...
-
Rusia dhe Ukraina g*dasin njëra-tjetrën me dronë
Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Mo...