Lajme

Rreziku që të jesh i varfër në Shqipëri, shënon ulje prej 1.4 për qind

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 01 March 2024

Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri ka shënuar ulje prej 1.4 për qind, duke arritur në 20.6 për qind e popullsisë së rrezikuar.

Numri i atyre që rrezikojnë të bëhen të varfër është 576 mijë, gati 50 mijë më pak.

Sipas të dhënave të matura në INSTANT për vitin 2022, edhe pse është rritur kufiri për të qenë i varfër në vlerë në 225 mijë lekë nga 191 mijë lekë, sërish ulja e nivelit të papunësisë është shkaku që treguesi të pësojë zbritje.

-Advertisement-

Një tjetër tregues që mat kjo anketë është shkalla e privimit material dhe social, domethënë mungesa e gjërave elementare dhe mundësisë për të qenë pjesë e aktiviteteve në shoqëri, tregues që vjen me ulje në 33.2 për qind nga 35 për qind një vit më parë, raporton Top Channel.

Nga anketa bëhet e ditur se për pensionistët, treguesi pësoi një rritje të lehtë gjatë 2022-it me 0.2 për qind me 14.2 për qind të këtij grupi në rrezik. Ndërkohë rreziku për ata që bëhen pjesë e tregut të punës ka rënë.

Ndërkohë sipas tipit të familjes ka pësuar ulje rreziku i varfërisë si tek ata me fëmijë dhe pa fëmijë.

Niveli i pabarazisë është vlerësuar në nivelin 31% sipas anketës, duke pësuar rënie me 2 pikë përqindje nga viti 2021.

Në krahasim me Evropën, Shqipëria renditet e gjashta për numrin më të lartë të individëve në rrezik varfërie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera