Shëndetësi

Rreziku që sjellin lentet kozmetike

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 26 October 2017

Lentet kozmetike mund të shtojnë rrezikun që të përfundoni në spital dhe të humbni shikimin, thonë mjekët britanikë, transmeton KosovaPress.

Sipas tyre, bartja e lenteve të kontaktit me ngjyra kanë një rrezik të veçantë që mund të shkaktojë dëme afatgjate.
Këshilli i Përgjithshëm Optik britanik paralajmëron se mos kontrolli i sigurisë me rastin e blerjes së lenteve të kontaktit mund të shkaktojë probleme serioze për sytë. Specialistët këshillojnë publikun që të mos flenë me lente kontakti dhe të mos lejojnë asnjëherë që lentet e tyre të bien në kontakt me ujin.

Ata thonë se dëmtimi i syve nga lentet kozmetike vjen edhe si pasojë e bartjes së tyre nga më shumë se një person, sidomos gjatë festës së Halloween. “Mos njohja e përdorimit bazik të lenteve të kontaktit mund t’ju vë në rrezik të lartë nga lëndimet e syrit, infeksioneve dhe në rastet më të këqija edhe humbjen e shikimit. Kornea është delikate dhe mund të dëmtohet nga vendosja jo e rregullt e lenteve të kontaktit. Kjo mund të ekspozojë në sy edhe infeksione të këqija”, thonë mjekët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera