Shëndetësi

Rreziku për autizëm 36% më i lartë tek fëmijët e lindur nga nënat obeze

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 27 November 2017

Gratë që janë mbipeshë apo obeze para se të ngelin shtatzënë kanë më shumë gjasë të kenë fëmijë autik apo që kanë çrregullime në sjellje, është thënë në një publikim të ri.

Nënat obeze kanë gjasa më të larta për 50% që fëmijët e tyre të kenë çrregullime në zhvillimin neurologjik, përderisa nënat mbipeshë kanë këtë rrezik më të lartë për 17%.

Shfaqja e autizmit ka më shumë gjasë për 36% tek fëmijët e lindur nga nënat obeze krahasuar me ato që kanë peshë të shëndetshme.

-Advertisement-

Gjithashtu gjasat për t’u prekur nga ADHD janë për 62% më të larta.

Autizmi, ADHD si dhe çrregullimet mentale të tjera janë në rritje gjatë viteve të fundit përderisa rritje ka pësuar edhe obeziteti.

Edhe pse gjenet luajnë rol të madh, ndikimi nga faktorë të tjerë të jashtëm ende nuk është kuptuar mirë sa i përket çrregullimeve në zhvillimin neurologjik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera