Lajme

Rreziku nga raketa kineze, ky shtet pezullon fluturimet ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 23:40 | 08 May 2021

Raketa kineze Long March-5B, e cila u lëshua në hapësirë më 29 prill, ka alarmuar botën, pasi segmenti kryesor i raketës prej 18 tonësh tani është në një rënie të lirë.

Pas kësaj, Greqia ka ndërmarrë masa sa i përket rrezikut nga raketa kineze e cila pritet të rrëzohet në Tokë pas disa orëve.

Kështu, Greqia ka pezulluar fluturimet ushtarake deri mesditën e së dielës.

-Advertisement-

Nga ana e tij, zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile ka deklaruar se rreziku që pjesët e raketës të bien në Greqi janë tepër të vogla, por autoritetet janë vigjilente dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë sipas protokolleve të përcaktuara. Raketa hapësinore kineze me 21 ton mbetje që ka dalë jashtë kontrollit pritet të bjerë në Tokë orët në vijim.

Sipas përllogaritjeve, raketa mund të rrëzohet rreth orës 02:00 apo 03:00 të mëngjesit të së dielës, edhe pse orari mund të ndryshojë në varësi të trajektores që do të marrë objekti.

Duke llogaritur efektet që mund të ketë rënia e raketës në Tokë, ekspertët kanë këshilluar qytetarët të qëndroni brenda ndërtesave si vendi më i sigurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera