Lajme

Rreziku i ri nga veriu

Autori: L A 16:24 | 25 September 2021

Krahas situatës së tensionuar të sigurisë ne veri të vendit, edhe një rrezik tjetër i kanoset vendit.

Askush duket se nuk po i respekton masat kundër pandemisë Covid-19, ndërsa institucionet e vendit nuk është parë të kenë shtrirë autoritetin në zbatimin e tyre në këtë pjesë, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu sipas njohësve të fushës, vendi rrezikohet nga përhapja e virusit vdekjeprurës.

-Advertisement-

Qytetarë të shumtë serbë, si në qytet, lokale e në barrikada ku po kundërshtojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për tabelat shihen pa maska e distancë, sic kërkohet për tu mbrojtur nga Covid-19.

Ndërkaq, zyrtarët e institucioneve kosovare nuk tregojnë nëse po zbatohen ose jo masat e parapara, shkruan Gazeta Infokus.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka treguar se si autoritet qendrorë për mbikëqyrje të masave në koordinim dhe bashkërendim të aktiviteteve me Policinë e Kosovës zhvillojmë kontrolle në gjithë territorin e republikës se Kosovës pa dallim, por nuk ka treguar numrin e personave se sa janë gjobitur në këtë pjesë.

“Si autoritet qendrorë për mbikëqyrje të masave në koordinim dhe bashkërendim të aktiviteteve me Policinë e Kosovës zhvillojmë kontrolle në gjithë territorin e republikës se Kosovës pa dallim. Inspektorët në fokus qendrorë mbikëqyrin zbatimin e masave tek operatoret ekonomik si persona juridik”, ka thënë ai.

Ndërsa Thaçi ka treguar se Policia e Kosovës me shumë mbikëqyr respektimin e masave nga personat fizik, duke mos përjashtuar mbikëqyrjen edhe anasjelltas ose të përbashkëta ashtu sikurse është e përcaktuar me ligjin anti-COVID. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera