Lajme

Rrezikohet shëndeti i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 13 July 2017

Avokati i Frashër Krasniqit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që gjendet në arrest shtëpiak, Tomë Gashi, i ka bërë një kërkesë kryetarit të trupi gjykues që të lejohet të del jashtë banesës së paku 2 orë në ditë në mënyrë që të merret me aktivitete për ruajtjen e shëndetit

Gashi në kërkesë ka shkruar se shëndeti i 4 aktivistëve është jashtëzakonisht i përkeqësuar, për shkak të pasivitetit të tyre fizik, ngase ata nuk mund të dalin nga banesat/shtëpitë e tyre, shkruan infokusi.com

Më poshtë mund të gjeni kërkesën e plotë të avokatit Gashi:

-Advertisement-

“Sipas aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, katër aktivistët e Lëvizjës Vetëvendosje padrejtësisht janë nën masen e arrestit shtëpiak që nga 30.08.2016.

Shëndeti i tyre është jashtëzakonisht shumë i përkeqësuar, për shkak të pasivitetit të tyre fizik, ngase ata nuk mund të dalin nga banesat/shtëpitë e tyre.

Arresti shtëpiak është masë jashtëzakonisht e rëndë, sa i përketë ndalimit të aktivitetit fizik në ambient të hapur.

Për këtë arsyje, në emër të Deputetit të ardhëshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Frashër Krasniqi, kam kërkuar që Gjykata ti lejoj atij daljen jashtë banesës së tij për tu marrë me aktivitet fizik për çdo ditë nga 2 orë për ruajtjen e shëndetit të tij.

Kjo e drejtë i garantohet edhe të burgosurve në bazë të Nenit 37 të Ligjit për ekzekutimin e sanksionave penale “Personi i dënuar ka të drejtë që të merret me ushtrime fizike aq sa është e nevojshme për ruajtjen e shëndetit të tij dhe të kalojë së paku dy (2) orë në ditë jashtë lokaleve të mbyllura gjatë kohës së lirë. Nëse moti është i mirë, personi i dënuar mund të merret me ushtrime fizike në ambient të hapur”.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera