Rozë

Rrezikohet nga bandat kriminale, princesha holandeze nën masa të rrepta sigurie (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 14 October 2022

Princesha e kurorës holandeze, Catharina Amalia, është nën siguri të shtuar për shkak të shqetësimit se ajo mund të jetë në shënjestër të kriminelëve.

Mediat e huaja shkruajnë se 18-vjeçarja, trashëgimtare e fronit holandez, filloi studimet në Universitetin e Amsterdamit muajin e kaluar dhe ishte zhvendosur në një apartament në qytet.

Por prindërit e saj, Mbretëresha Maxima dhe Mbreti Willem-Alexander tani thonë se shqetësimet për sigurinë e saj e kanë detyruar atë të kthehet në pallatin mbretëror Huis ten Bosch në Hagë, raportojnë mediat e huaja.

-Advertisement-

Muajin e kaluar, disa media holandeze raportuan se princesha, ishte nën siguri të shtuar për shkak të frikës se bandat kriminale mund ta shënjestrojnë atë për rrëmbim ose sulm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera