“Rrezik që të kryejë krime”, Specialja i refuzon kërkesën Jakup Krasniqit që të lirohet për dy javë

Autori: Gazeta inFokus
14:49 | 16 August 2023
Javë më parë, mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kërkuar që ai të lirohet përkohësisht për një periudhë prej dy javësh, nën mbikëqyrje, për të kaluar pak kohë me familjen e tij në Kosovë.
Por kjo kërkesë është refuzuar nga Trupi Gjykues në Hagë. Kështu ka bërë të ditur në një përgjigje për Teve1.info, zëdhënësja e Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë, Angela Griep.
Sipas Griep, Trupi Gjykues gjithashtu ka konstatuar se vazhdon ende rreziku që Krasniqi të kryejë krime “kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së”.
“Paneli konstatoi se vetëm në kuadër të monitorimit të komunikimit, që zbatohet në ndërtesën e paraburgimit të Gjykatës Speciale, komunikimet e z. Krasniqi mund të kufizohen në atë mënyrë që do të zbuste rreziqet e pengimit dhe kryerjes së krimeve të mëtejshme si dhe arratinë, duke ardhur në përfundim se lirimi i përkohshëm, i kufizuar prej dy javësh nuk do ta ndryshonte këtë konstatim”, potencohet tutje në përgjigjen e DHSK-së.
Përmes një kërkese, Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kishte thënë se i mbrojturi i saj është në paraburgim që 2 vite e 8 muaj e që konsiderohet si një periudhë mjaft e gjatë dhe se i njëjti nuk paraqet rrezik për t’u arratisur e as për të penguar në procedurat gjyqësore.
Gjykimi ndaj Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ka filluar më 3 prill 2023.
Në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Të tjera
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...