Shëndetësi

Rrezet e diellit dhe ushtrimet fizike, çelësi për shmangien e sulmeve të zemrës

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 11 May 2017

Ecja nën rrezet e diellit mund t’jua përmbushë të gjitha nevojat për një shëndet më të mirë të zemrës. Hulumtuesit nga Johns Hopkins kanë zbuluar se kombinimi i vitaminës D me ushtrime fizike është i ndërlidhur me më pak sulme të zemrës dhe sulme të trurit.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se këto dy elemente edhe ndaras mund të ndihmojnë në reduktimin e rreziqeve të sëmundjes së zemrës, por ky studim i ri është fokusuar më shumë në efektin që e sjellin këto dy elemente së bashku.

Sipas shkencëtarëve, të cilët i kanë monitoruar pjesëmarrësit e studimit për 19 vite, ata të cilët e kishin përmbushur nivelin e rekomanduar ditor të aktiviteteve fizike dhe nivelet e vitaminës D, kishin pasur reduktim rreziku deri në 23 për qind të zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.

-Advertisement-

Veç kësaj, pjesëmarrësit të cilët kishin kryer ushtrime fizike por kishin pasur mungesë të vitaminës D, nuk e kishin gëzuar këtë reduktim rreziku – indikator që tregon se kombinimi i këtyre dyjave është më se i dobishëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera