Lajme

Rrezarta Krasniqi: Në mandatin e ardhshëm do ta kem prioritet luftimin e korrupsionit

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 07 February 2025

Korrupsioni, sipas deputetes së LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka kapluar qeverinë e Kosovës në katër vitet e fundit.

Prandaj, ajo thotë se është e domosdoshme që në mandatin e ardhshëm të jetë prioritet luftimi i korrupsionit.

“Në mandatin e ardhshëm unë do të kem prioritet luftimin e korrupsionit. Kjo është e domosdoshme pasi gjatë këtyre katër viteve korrupsioni e ka kapluar qeverinë e Kosovës. Kjo qeveri e cila erdhi në pushtet me premtimet e zhdukjes së korrupsionit, u bë botërisht e njohur për skandalet më të pamoralshme korruptive. E çka pamë në realitet? Korrupsion e vjedhje me grurë e vaj. Korrupsion me ujë. Mbi 2100 tendera sekretë për miq e të afërm të partisë, në vlerë prej 240 milionë euro dhe asnjë projekt të madh të kryer”, ka theksuar Krasniqi.

-Advertisement-

Ndiqni më poshtë videon e plotë:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera