Rrezarta Krasniqi: 350 mijë euro u shpenzuan për lluks dhe “tallava” në “Davos”, ndërkohë Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re

Autori: Gazeta inFokus
21:51 | 23 January 2025
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të një videoje, ku përfaqësues të Kosovës shihen duke vallëzuar në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.
Krasniqi theksoi se 350 mijë euro të taksave të qytetarëve të Kosovës u shpenzuan për luks dhe “tallava” në Davos, ndërkohë që Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
“350 mijë euro të taksave të qytetarëve të Kosovës u shpenzuan për luks dhe “tallava” në Davos, ndërkohë që Kosova nuk siguroi asnjë njohje të re dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Dhe kjo ndodh pikërisht kur vendi është nën masa sanksionuese nga BE-ja!”, ka deklaruar ajo.
Po ashtu shtoi se po shfrytëzohen turpshëm parat publike për shfaqje boshe dhe pa asnjë rezultat konkret për Kosovën.
“Ky është shfrytëzim i turpshëm i parave publike dhe një dështim total i diplomacisë. Në vend që të punojnë për heqjen e sanksioneve dhe avancimin e interesave të shtetit, ata shpenzojnë para të taksapaguesve për shfaqje boshe, pa asnjë rezultat konkret për Kosovën”, ka thënë Krasniqi.
Ndryshe ajo tha se kjo nuk është as diplomaci dhe as përfaqësim i dinjitetshëm.

Të tjera
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...