Lajme

Rrethi i famshëm i Deçanit e ka një të vërtetë interesante

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 13 January 2020

Qëllimi për të evituar një kryqëzim rrugës me rrezik në Suharekë, ka shtyrë pushtetin komunal që të mos zgjedhë mjete.

Kështu, Komuna kishte ndërtuar një rrethrrotullim që dukej më komik sesa praktik.

Ndërkohë, një tjetër punim i tillë ka hyrë në garë për rrethin më interesant në Kosovë. Në Deçan një rreth është ndërtuar nga goma.

-Advertisement-

Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar një fotografi ku duket rrethi interesant që eviton një kryqëzim të rrugëve.

Ndërkohë, Klan Kosova ka qëndruar në këtë fshat, nga ku janë nxjerrë detaje të tjera që tregojnë se krijimi i këtij rrethi është mjaft fisnik dhe mësohet se atë e kanë ndërtuar vetë banorët.

Iniciatorët thonë se këtë veprim e bënë me miratimin e të gjithë banorëve të fshatit, pasi që komuna nuk e bëri një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera