Rreth tetë mijë të rinj mësyjnë UP-në, këto janë drejtimet më të kërkuara
Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 29 August 2021
7 mijë e 741 të rinj po kërkojnë që të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës për të ndjekur profesionin që e dëshirojnë.
Nga ky numër, preferencat më të mëdha janë për programet në Fakultetin e Mjekësisë, në veçanti programi- Mjekësi e Përgjithshme.
Konkurrenca në këtë Fakultet është aq e madhe, ku nga gjashtë persona që kanë aplikuar do të pranohet vetëm një, shkruan Gazeta Infokus.
Pas këtij Fakulteti, interesimi më i madh është në programin e Edukimit fillor në Fakultetin e Edukimit, duke u ndjekur pas nga programi i Psikologjisë në Fakultetin Filozofik.
Pastaj, në Fakultetin e Filologjisë numri më i madh i aplikimeve ka qenë në programet Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Gjermane si dhe Programi i studimeve të Arkitekturës.
E në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, programi me interesimin më të madh është programi i Shkencave Kompjuterike dhe Softuerike.
Ndërsa, programet me interesimin më të vogël, e ku numri i aplikimeve nuk është plotësuar, janë programet studimore të Fakultetit teknik, Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore, si dhe të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Këto informacione për Gazetën Infokus i ka dhënë Rektorati i Universitetit të Prishtinës.
Kujtojmë që nga njoftimi i UP-së, numri total që do të pranohen për këtë afat do të jetë 6.247 studentë të rregullt. Ndërsa, provimet pranuese do të mbahen nga 31 gushti deri më 4 shtator.
Afati për regjistrimin e studentëve të rinj për studimet themelore –baçelor të vitit akademik 2021/22, ka qenë prej gjashtë gusht e deri me 24 gusht. Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacioneve është bërë në mënyrë fizike vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online.
Afati për dorëzimin e dokumenteve ka qenë prej datës 25 gusht e deri dje me 28 gusht./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...